Ballina BOTA SHBA, martohet aktorja e njohur, e veshur me fustan rozë

SHBA, martohet aktorja e njohur, e veshur me fustan rozë

Aktorja Mandy Moore dhe muzikanti Taylor Goldsmith u martuan në një ceremoni private në Los Angeles, ku morën pjesë 50 të ftuar. Detajet e ceremonisë u postuan nga mediat por dhe nga vetë çifti në rrjetet sociale.

Ajo që na ra menjëherë në sy ishte fustani i nuses, i cili nuk ishte aspak tradicional. Në fakt, edhe më parë, aktorja ishte shprehur për People se nuk do të vishte një fustan të bardhë tipik nusërie dhe siç e shihni e mbajti fjalën.

Fustani rozë ishte me pala dhe me detaje lulesh. Po ashtu, aktorja mbante një vello dhe një tufë me lule rozë. Moore e kishte kompletuar pamjen e saj me një palë këpucë sateni në po të njëjtën ngjyrë si fustani. Ajo bashkëpunoi me Laura dhe Kate Mulleavy të Rodarte për krijimin e këtij fustani të veçantë, që i përket koleksionit Pranverë 2019.