Ballina BOTA SHBA, manovra masive me 35 avionë luftarakë

SHBA, manovra masive me 35 avionë luftarakë

Pentagoni ka kryer së fundmi një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë F-35.

Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar kështu një pamje madhështore.

“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale. Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka,” – thanë Forcat Ajrore amerikane.

Manovra u bë për të treguar gatishmërinë e forcave ajrore për t’u nisur në masë, në rast nevoje, për mbrojtjen e vendit.