Ballina BOTA SHBA, Lagarde: Rritje ekonomike më e lartë në 2019

SHBA, Lagarde: Rritje ekonomike më e lartë në 2019

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi sot se SHBA-ja në terma afat shkurtër nuk do të përballet me asnjë rënie ekonomike.

“Nuk shoh asnjë element për recesion ekonomik në aspekt afat shkurtër,” – deklaroi Christine Lagarde duke shprehur bindjen e saj për këtë çështje.

“Madje ne parashikojmë një rritje ekonomike më të fortë për vitin e ardhshëm për SHBA-në,” – theksoi ajo, pavarësisht shqetësimeve që vijnë nga konfliktet tregtare mes administratës Trump dhe vendeve partnere të SHBA-së.