Ballina Aktualitet SHBA, kryetari i KLSH takim me kontrollorin Dodaro

SHBA, kryetari i KLSH takim me kontrollorin Dodaro

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj u prit nga kontrollori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene L. Dodaro, personaliteti më i rëndësishëm i auditimit suprem publik në botë.

Leskaj vlerësoi riaktivizimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012.

Po ashtu ai informoi kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH gjatë viteve 2012-2018, të tilla si ligji i ri integral i institucionit i vitit 2014, në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përqendrimi tek auditimi i performancës, 300 kallëzime penale në 7 vjet, ose një kallëzim në javë, ose dy herë më shumë se periudha 2004-2011, investimi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, etj.

Ndërkohë, Dodaro vlerësoi punën impresionuese të Kryetarit të KLSH-së në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve ISSAI.