Ballina BOTA SHBA, kryeparlamentari Veseli diskuton mbështetjen për ushtrinë e Kosovës

SHBA, kryeparlamentari Veseli diskuton mbështetjen për ushtrinë e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli në kuadër të vizitës në SHBA vizitoi Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington.

Veseli tha se ky institucion mbështet ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

“Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falenderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. Shumë i lumtur që kjo mbështetje nuk do të mungojë. Gjate vizitës në këtë Universitet takova edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Edhe shumë të tjerë do të vijnë falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh ai.