Ballina BOTA SHBA, kreu i KLSH Leskaj në Washington, takime me homologun Dodaro

SHBA, kreu i KLSH Leskaj në Washington, takime me homologun Dodaro

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ishte në Washington ku u takua me homologun e tij amerikan, Gene Dodaro.

Leskaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012. Ai informoi kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH-së gjatë viteve 2012 – 2018.

Leskaj vuri në dukje ligjin e ri integral të institucionit të vitit 2014, që është në përputhje me standardet më të larta.

KLSH sipas tij është përqëndruar tek auditimi i performancës, ndërsa ka bërë 300 kallzime penale në 7 vjet, ose një kallëzim në javë, dy herë më shumë se periudha 2004-2011.
Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka investuar tek auditimet e teknologjisë së informacionit, etj.
Në fjalën e tij, zyrtari i lartë amerikan Dodaro vlerësoi punën e kryetarit të KLSH-së në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve.