Ballina BOTA SHBA, kompania Boeing fillon riparimin e programit të avionëve Boeing 737 Max

SHBA, kompania Boeing fillon riparimin e programit të avionëve Boeing 737 Max

Kompania amerikane Boeing ka bërë të ditur se ka filluar riparimin e programit kompjuterik që komandon avionët e transportit të udhëtarëve Boeing 737 Max. Dyshohet se aksidenti i rrëzimit të një avioni të tillë, në Kenia, mund të ketë ardhur nga programi i papërshtatshëm.

Boeing i ka bërë këto komente, në një kohë kur është vënë para fokusit të opinionit ndërkombëtar, pasi dy avionë të këtij modeli janë rrëzuar në gjashtë muajt e fundit.

Aktualisht, më shumë se 300 avionë Boeing 737 Max janë jashtë shërbimit në gjithë botën. Shumica e vendeve, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se do të pezullojnë fluturimet me këtë lloj avioni derisa të bëhen të ditura detajet e dy incidenteve të fundit në Etiopi dhe Indonezi.