SHBA kërkon arrestimin e Maduros, 15 milionë dollarë për këdo ka prova që mund ta lidhin me akuzat

44

Administrata e Donald Trump ka akuzuar presidentin e Venezuelës për narkoterrorizëm.

15 milionë dollarë ofrohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit , për informacione të dobishme, të cilat do të çonin e arrestimin Nicolas Maduro.

Maduro akuzohet nga SHBA edhe për trafik droge, kjo, pas një hetimi të kryer nga autoritetet federale.

Amerika ka hedhur akuza se Maduro ka përdorur pushtetin e tij për të mbështetur terrorizmin ndërkombëtar dhe për të ushqyer tregun e narkotrafikut duke qenë vetë lider i tregut.

Priten të komunikohen akuza kundër dhjetëra personave të tjerë, mes tyre pjesëtarë të qeverisë, të inteligjencës dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare (Farc).