Ballina BOTA SHBA, ish-sekretari Tillerson: Trump i padisiplinuar

SHBA, ish-sekretari Tillerson: Trump i padisiplinuar

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë për presidentin Donald Trump se ai është i padisiplinuar dhe nuk i pëlqen leximi.

Duke folur në televizionin “CBS”, Tillerson theksoi gjithashtu se Trump ka kërkuar nga ai, derisa ende ishte në detyrë, të bëjë gjëra që shkelin edhe ligjin.

“Mua veçanërisht më erdhi rëndë, pasi erdha nga kompania ExxonMobil, e cila ishte e disiplinuar dhe funksiononte mirë, punonte me një njeri i cili është i padisiplinuar, i cili nuk e do leximin, nuk i lexon raportet nga brifingjet dhe nuk u kushton vëmendje detajeve në shumë gjëra,” – tha Tillerson.

Ai tha se Trump zakonisht vepron sipas instinktit të tij, duke shtuar se ndonjëherë kjo duket shumë impulsive dhe gjithashtu kritikoi përdorimin e Tëitter-it nga Trump, duke vënë në dukje se është i shqetësuar se qytetarët amerikanë duhet vetëm përmes rrjeteve sociale të mësojnë për ngjarje shumë të rëndësishme.

Rikujtojmë se Trump në mars të këtij viti shkarkoi Tillerson, sepse siç ka deklaruar “nuk pajtoheshin për çështje të caktuara”. Më pas presidenti amerikan tha se kishin mendime të ndryshme rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit.