Ballina RAJONI SHBA, ish-këshilltari Phillips: Rusia do të vijojë të pengojë Kosovën

SHBA, ish-këshilltari Phillips: Rusia do të vijojë të pengojë Kosovën

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka diskutuar ndarjen e Kososvës duke theksuar se presidenti rus Vladimir Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e tij për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO.

Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putin për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij, duke e forcuar Serbinë. “A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik,” – u shpreh Phillips.

Ai gjithashtu ka folur edhe për vizitën e fundit në Serbi dhe në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të shtetit Matthew A. Palmer, një vizitë e cila, sipas mendimit të tij, më shumë krijoi konfuzion sesa qartësi.