Ballina BOTA SHBA, humbin jetën gjashtë fëmijë si pasojë e një virusi

SHBA, humbin jetën gjashtë fëmijë si pasojë e një virusi

Një virus, i përhapur në një qendër kujdesi mjekësor në New Jersey të SHBA, u ka marrë jetën 6 fëmijëve si dhe ka infektuar shumë të tjerë.

Zyrtarët konfirmuan një total prej 18 rastesh “adenovirusi” mes pacientëve të pediatrisë në Qendrën “ Wanaque” për kujdesin dhe rehabilitimin.

Zakonisht ky lloj virusi shkakton sëmundje të lehta, por tek fëmijët të cilët janë të brishtë dhe preken shpejt ka pasoja të rënda. Sidoqoftë një hetim ka nisur lidhje me ngjarjen e rëndë ndërsa qendra nuk pranon më pacientë të rinj.

“Kombinimi i një lloji agresiv të `adenovirusit` me situatën e brishtë të pacientëve ka cuar në një shpërthim të ashpër të virusit,” – thanë zyrtarët.

Qendra është private dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ngjarjen.Sipas Departamentit të Shëndetësisë, zyrtarët kanë nisur hetimin dhe një ekip inspektorësh kanë zbuluar mangësi të vogla në larjen e duarve.

Mbetet ende e paqartë se kur ka nisur shpërthimi i virusit.Sipas mediave lokale fëmijët në Repartin e Pediatrisë janë të sëmurë rëndë, disa janë tepër t sëmurë të cilët nuk mund të lëvizin ose janë në gjendjë kome.

“Adenoviruset” janë një lloj virusi që zakonisht shkaktohet si pasojë e kontaktit të afërt, prekja e nje sipërfaqe të infektuar apo shtrëngimi i duarve, kolla dhe teshtimat janë të gjitha kontaktet që mund të trasmetojnë këtë lloj virusi.