Ballina BOTA SHBA, “Google” planifikon investime në Nju-Jork

SHBA, “Google” planifikon investime në Nju-Jork

Gjiganti amerikan i internetit “Google” njoftoi sot planet e tij për të rritur praninë në Nju-Jork dhe se do të rrisë me më shumë se dyfish forcën punëtore në qytet me një kampus prej një miliard dollarë në zonën “West Village” të Manhatanit.

Kompania planifikon të ngrejë kampusin “Google Hudson Square” me një sipërfaqe prej më shumë se 157 000 metër katrorë deri në vitin 2020 si dhe një godinë tjetër deri në 2022.

“Bashkë me marrëveshjen prej 2,4 miliardë dollarë në mars për të blerë kompleksin ‘Chelsea Market’ në Manhatan , ky zgjerim do t’i mundësojë kompanisë që të rrisë me më shumë se dyfish numrin e punonjësve të ‘Google’ në Nju Jork gjatë dekadës së ardhshme”, njoftoi kompania.

Kjo lëvizje erdhi disa javë pasi gjiganti i shitjes në internet “Amazon” njoftoi se do të ngrejë një prej selive qendrore në “Long Island City”, në Nju-Jork.