Ballina BOTA SHBA, filmi “The Lion King” rikthehet pas 24 vjetësh

SHBA, filmi “The Lion King” rikthehet pas 24 vjetësh

“The Lion King” i vitit 1994 ose i njohur ndryshe si “Mbreti Luan” është një nga filmat e Disney më ta arrirë në historinë e kinemasë së animuar dhe kompania e famshme Walt Disney ka vendosur ta rikthejë pas 24 vitesh.

Sapo doli në kinematë botërore filmi fitoi çmimin Oscar për këngën më të mirë origjinale.

“Can You Feel the Love Tonight” ishte kompozuar nga Elton John dhe Tim Rice. Gjithashtu fitoi Oscar për kolonën zanore më të mirë e kompozuar nga Hans Zimmer. Ndërkohë kënga e kolonës zazore arriti të shiste 14 milionë kopje në të gjithë botën si dhe të ardhurat e këtij filmi arritën në 968,8 milionë dollarë.

24 vjet më vonë The Walt Disney ka menduar ta sjellë sërish “Mbretin luan”. Filmi me regji të Jon Favreau do të dalë në kinematë botërore verën e vitit 2019. Filmi realizohet me teknikat kinematografike më të fundit për t’i dhënë jetë karaktereve të famshme në të.

Siç e shihni në trajlerin e filmin personazhet falë teknologjikë janë bërë sa më realë. Në këtë film do të përdoret dhe zëri i këngëtares së njohur, Beyonce, e cila do të  dublojë nënën e Simbas.

“Është një nder i madh për ne të shohim karakteret e famshme të këtij filmi të kthehen në ekranin e madh,”- ka thënë Walt Disney.