Ballina BOTA SHBA, dy pasagjerë musliman në bordin e ‘American Airlines’, anulohet fluturimi

SHBA, dy pasagjerë musliman në bordin e ‘American Airlines’, anulohet fluturimi

“Ishte dita më poshtëruese e jetës sime”, kështu tha njëri nga dy pasagjerët e ‘American Airlines’,  pasi avioni vendosi të anulojë fluturimin prej prezencës së tyre në bord.

Abderraoof Alkhawaldeh dhe Issam Abdallah janë dy qytetarët myslimanë amerikanë që më 14 shtator përjetuan ndoshta një nga ditët më të këqija të jetës së tyre.

Të dy duhej të fluturonin nga Birmingham në Alabama drejt Dallas, Teksas.

Pasi hipën në aeroplan, ata dëgjuan se fluturimi u anulua dhe fill pas kësaj drejt tyre u afruan dy agjentë me uniformë të FBI të cilët i morën në pyetje.

Kur Abdallah i pyeti se çfarë po ndodhte, agjenti i tha se pasagjerët nuk ndiheshin rehat prej pranisë së tyre.

“Ekipi ynë po punon për hetimin e incidentit. Ne kemi kontaktuar me Alkhawaldeh dhe Abdallah për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi”, ishte përgjigja e kompanisë ajrore amerikane .

Për ‘American Airlines’ nuk është i ri rasti për sjellje diskriminuese. Në korrik kompania u detyrua të kërkonte falje publikisht pas incidentit me një pasagjerë me ngjyrë i cili kishte veshur pantallona të shkurtra.