Ballina BOTA SHBA, dorëhiqet shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dorëhiqet shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali John Kelly, do të lërë detyrën e tij në fund të vitit, dhe ky lajm është njoftuar nga presidenti Donald Trump, duke konfirmuar kështu lajmet e fundit të nxjerra nga mediat mbi dorëheqjen e Kellyt e mësohet se emri i pasardhësit do të njoftohet në ditët në vijim.

Edhe pse Trump i ka kërkuar Kellyt vetëm në korrik të këtij viti që gjenerali të qëndrojë në detyrën e tij edhe dy vjet, kohët e fundit marrëdhëniet mes të dyve janë ftohur, në pikën që aktualisht nuk i flasin më njëri tjetrit.

I ardhur në detyrë verën e 2017-ës, duke zëvendësuar Reince Priebus, në një moment kur në Shtëpinë e Bardhë mbretëronte kaosi, si shef kabineti Kelly nisi të vepronte me grusht të hekurt, mbi të gjitha duke kufizuar aksesin e personelit në studion ovale.

Por, kohët e fundit ndikimi i tij mbi presidentin u zbeh shumë. Gjenerali nuk merrte më pjesë në mbledhjet më delikate, dhe e ka prekur mjaft shpesh kufirin e pushimit nga puna.

Kelly ka pasur tensione edhe me Melaninë, duke refuzuar disa herë promovimet e personave të stafit të Zonjës së Parë, dhe ka shprehur shpesh kritika mbi menyrat e udhëtimit të shoqëruesve të saj. Ky ka qenë edhe shkaku për të cilin Melanie i është ankuar Trump-it.