Ballina BOTA SHBA do tërheqë mijëra trupa nga Afghanistan

SHBA do tërheqë mijëra trupa nga Afghanistan

“Administrata e Trump po planifikon të tërheqë mijëra trupa nga Afghanistani,” – raporton BBC. Sipas raportimeve rreth 7000 ushtrakë mund të kthehen në shtëpi brenda pak muajsh.
Të enjten, sekretari i mbrojtjes së SHBA, Jim Mattis, paraqiti letrën e dorëheqjes nga posti i tij.

Në letër, gjenerali Mattias nënkuptonte se largimi i tij ishte shkaktuar nga dallimet e politikave që kishte me Trump por nuk përmendi direkt tërheqjen e trupave.

Para zgjedhjes së tij, Trump në mënyrë të përsëritur mbështeti publikisht largimin nga Afganistani. Por vitin e kaluar tha se do ti mbante në terren për një kohë të pacaktuar për të parandaluar rënien e vendit në mes të ‘ringjalljes’ së talebanëve.

Raportet rreth reduktimit të forcave të armatosura amerikane në Afganistan u shfaqën të enjten, por nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarët e mbrojtjes së SHBA.
Por zyrtarët afganë këmbëngulën se nuk janë të shqetësuar për tërheqjen e trupave amerikanë.