SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton akuzat për shkarkimin e presidentit Trump

0
2

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar dy akuzat për shkarkimin e presidentit Donald Trump, hera e tretë kjo në histori që një president i nënshtrohet procesit të shkarkimit.

Votimi historik, i ndarë prerazi në vija partiake, e akuzon presidentin Trump për abuzim të pushtetit të zyrës së tij, pasi i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Akuza e dytë është për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.

Bazuar në këto dy akuza, gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin Trump të pafajshëm, ashtu siç edhe pritet të ndodhë pasi shumica e senatorëve kontrollohet nga Partia Republikane, presidenti Trump do të qëndrojë në detyrë, por do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzar.

Procesi gjyqësor ndaj presidentit Trump pritet të zhvillohet në muajin janar.