Ballina BOTA SHBA, dhoma e përfaqësuesve e cilëson gjenocid fushatën kundër Rohingyave

SHBA, dhoma e përfaqësuesve e cilëson gjenocid fushatën kundër Rohingyave

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten me 394 vota, një rezolutë me të cilën e deklaron gjenocid, fushatën ushtarake të Mianmarit kundër pakicës myslimane Rohingya.

Një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar në muajin gusht, theksonte se ushtria kreu vrasje dhe përdhunime masive “me synim gjenocidi” dhe bëri thirrje që zyrtarët e Mianmarit të përballen me akuza për gjenocid.

Ushtria e Mianmarit i kishte mohuar në vazhdimësi akuzat e deritashme për gjenocid, duke theksuar se veprimet e saj ishin pjesë e një fushate kundër terrorizmit.

Një koalicion i organizatave myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, mirëpriti rezolutën.