Ballina BOTA SHBA, demokratët hapin garën për kandidatin e zgjedhjeve presidenciale

SHBA, demokratët hapin garën për kandidatin e zgjedhjeve presidenciale

Senatorja Amy Klobuchar u bë demokratja më e fundit që futet në garë për t’u përzgjedhur si kandidate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ajo bëri të ditur kandidaturën e saj të dielën, gjatë një fjalimi në Boom Island Park, në Minesota.

Amy Klobuchar, një demokrate e moderuar, ka shërbyer si senatore që nga viti 2007.

Gjatë fjalimit të saj, ajo u përkushtua për më shumë punë në shërbim të të gjithë qytetarëve amerikanë.

58-vjeçarja iu bashkua kështu edhe pretendentëve të tjerë, si Elizabeth Warren, Kamala Harris, Tulsi Gabbard, John Delaney, Julian Castro, Pete Buttigieg dhe Cory Booker, të cilët kanë njoftuar kanditaturën e tyre për të marrë miratimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike për të qenë kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale.