Ballina BOTA SHBA, DASH apel Kosovës: Hiqni tarifat ndaj Serbisë

SHBA, DASH apel Kosovës: Hiqni tarifat ndaj Serbisë

Gjatë një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, pas një takimi që sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pati të hënën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historike me Serbinë dhe u shpreh qartazi qëndrimi i SHBA ndaj Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kosovës që të heqë tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.