Ballina BOTA SHBA, bum ekonomik, Amerika e Donald Trump nuk di të ndalet

SHBA, bum ekonomik, Amerika e Donald Trump nuk di të ndalet

Ekonomia amerikane nuk e njeh fjalën “zbritje”. Ajo pati një rritje të vrullshme në 2018, ndërsa ekspertët e kanë përllogaritur rritjen në 2.9 për qind. Kjo është rritja më madhe e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

”Sidoqoftë, kjo është një shifër disi më e ulët se objektivi prej 3% i administratës Trump,” – njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e katërt u shënua në 2,6% në ritmin vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.
Kjo vlerë është më e lartë se parashikimi mesatar i analistëve (2,3%) por kjo përbën një ngadalësim në raport me rritjen në tremujorin e tretë (3,4%) dhe tremujorin e dytë (4,2%).