Ballina BOTA SHBA, bie ashensori me 84 kate

SHBA, bie ashensori me 84 kate

Mëngjesin e sotshëm disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në një ashensor në qytetin e Chicagos duke mbetur kështu në rrezik për jetën.

Ashensori me të cilin ata po tentonin të zbrisnin, ra nga kati i 95-të deri në mes të 12-tit dhe të 11-it, ku edhe ndaloi fatmirësisht, në një nga qiellgërvishtëset e njohura dikur edhe si Qendra “John Hancock”, mëngjesin e kësaj të premteje.

Ata i kishin shkruar shumë shpejt miqve jashtë ashensorit, të cilët njoftuan me shpejtësi shërbimet e emergjencave, të cilët i nxorën nga ashensori i rrëzuar pas afro 4 orësh përpjekjeje. Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e këputjes së njërit prej kabujve që mbante kabinën e ashensorit.