Ballina BOTA SHBA, automjetet gjermane rrezik për sigurinë kombëtare

SHBA, automjetet gjermane rrezik për sigurinë kombëtare

Bashkimi Evropian, ashtu si Gjermania, do të reagojë ndaj një ashpërsimi të mundshëm të grindjes tregtare me SHBA. “Bashkimi Europian do ta mbajë fjalën, për sa kohë e bën këtë edhe SHBA,” – tha një zëdhënës i Komisionit Evropian para gazetarëve. BE ka interes të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me SHBA, por ajo do të reagojë, nëse presidenti Trump vendos dogana ndëshkuese. Qeveria gjermane u shpreh me të njëjtat tone. Ministria e Tregtisë së SHBA është e mendimit, se importet e automjeteve nga Evropa rrezikojnë sigurinë amerikane. Mbetet të pritet, se çfarë do të bëjë presidenti Trump me këtë, sipas një zëdhënësi të qeverisë amerikane.

Ministria e Tregtisë e SHBA i ka dorëzuar presidentit Trump raportin mbi kërcënimin e sigurisë amerikane nga importet e automjeteve. Presidenti Trump ka 90 ditë kohë, që mbi këtë bazë të vendosë, nëse do të ngrejë doganat deri në 25% për importet e automjeteve. Por nuk dihet, nëse do të ndërmerret ky hap nga presidenti amerikan. Gjatë vitit 2017, SHBA kanë importuar automjete dhe pjesë këmbimi në vlerë prej 340 miliardë dollarësh.