SHBA aprovon trajtimin me plazmë, Trump:”Moment historik”

45

Situata e krijuar nga COVID-19 ka kërkuar që vendet të jenë të gatshme për ta trajtuar atë në çdo mënyrë të mundshme.

SHBA ka aprovuar përdorimin e plazmës konvaleshente, e cila sipas presidentit Donald Trump do të shpëtojë jetë njerzish.

Madje presidenti e ka cilësuar këtë një moment historik për vendin.

Plazma konvaleshente, sigurohet nga pacientë që janë shëruar nga COVID-19.

Ajo është e pasur me anti-trupa, dhe është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë.

Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.