Ballina BOTA SHBA, aeroplani përplaset me shtëpinë, pesë të vdekur

SHBA, aeroplani përplaset me shtëpinë, pesë të vdekur

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi në Kaliforni të dielën, duke vrarë pilotin dhe katër persona të tjerë, raportuan zyrtarët në SHBA.

Aeroplani me dy motorë pësoi defekt dhe u përfshi nga zjarri në mes të fluturimit, treguan dëshmitarë për median lokale, përpara se të rrëzohej në Yorba Linda, në periferi të Los Anxhelosit.

Fluturimi zgjati vetëm disa minuta pasi aeroplani u ngrit nga një aeroport lokal, rreth 32 km në jug-lindje të qytetit.

Viktimat ende nuk janë identifikuar. Zyrtarët e zjarrëfikëses thonë se dy persona u trajtuan në spital për djegie. Banorët lokalë përshkruan një tingull të ftohtë, përpara se një shpërthim të digjte shtëpinë e dy katëshe në orën 13:45 të së dielës.

Piloti ishte i vetmi banor i Cessna 414A dhe një burim i tha Los Angeles Times se njeriu kishte fluturuar shpesh nga aeroporti Komunal Fullerton.

Personat që humbën jetën nga zjarri në shtëpi ishin dy meshkuj dhe dy femra, thanë zyrtarët e Orange County në një konferencë shtypi.