Ballina Aktualitet SHBA, 1,7 milionë dollarë investime për qeverinë shqiptare

SHBA, 1,7 milionë dollarë investime për qeverinë shqiptare

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të investojë 1,7 milionë dollarë për të ndihmuar qeverinë shqiptare për kushte të barabarta për gratë, në kuadër projektit më të ri, “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se “USAID/Albania mbylli fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me shpalljen e projektit më të ri, Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Po ashtu ambasada, thekson se “nëpërmjet këtij aktiviteti, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të investojë 1,7 milionë dollarë për të ndihmuar qeverinë shqiptare në ndërtimin e komuniteteve më të forta duke krijuar kushte më të barabarta për gratë dhe vajzat”.