Sharon Stone e emocionuar falenderon nga zemra popullin shqiptar

75

Aktorja e njohur Sharon Stone ka një mesazh falënderues për Shqipërinë.

Mesazhi të bëjë me emergjencën e koronavirusit si dhe dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të Italisë, si vendi më i goditur nga Covid-19.

Aktorja e njohur e Hollywood ka publikuar një fotografi nga periudha e eksodit ku shqiptarët dyndeshin në anije drejt Italisë, për të shprehur falënderimin e saj.

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”, ka shkruar Stone.