Shahini përgënjështron videon që qarkullon prej ditësh, “Viti akademik nuk do të përfundojë më herët”

92

Ministrja Besa Shahini gjen rastin të adresojë një shqetësim në lidhje me një video të rreme, e cila ka qarkulluar kohët e fundit dhe ka krijuar përshtypjen se viti shkollor do të përfundojë më herët.

“Kjo nuk qëndron”, tha ministrja, “Kjo është një video e rreme që është krijuar duke këputur një prononcim timin ku flas për mbylljen e vitit shkollor. Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ajo.

Ministrja Shahini i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që vjen vazhdimisht nga nxënësit, e cila është se “kur kthehemi nëpër shkolla dhe a do të vazhdojë mësimi online nëse nuk fillojmë mësimin në shkollë me datën 6 prill?”.

“Patjetër. Ne po përgatitemi që të vazhdojmë me xhirimet e leksioneve edhe për javët pas 6 prillit, nga mesi i javës që vjen, ne do të shohim situatën, do të marrim parasysh risqet dhe do të marrim një vendim për hapjen ose jo të shkollave me datën 6 prill”, shprehet ajo.

Pyetjes “pse nuk merren shembuj nga vendet e zhvilluara si të zhvillohet mësimi online apo edhe vlerësimi”, Ministrja Shahini jep përgjigje si më poshtë:

“Ne kemi marrë të gjithë shembujt e mundshëm që kemi patur mundësi t’i lexojmë dhe t’i adresojmë përmes edhe partnerëve tanë zhvillimorë. Kemi parë modelin e SHBA, të Britanisë së Madhe, po shohim çfarë po ndodh edhe në vendet e tjera që kanë mbyllur shkollat (që është pak a shumë i gjithë globi). UNESCO, Banka Botërore, UNICEF-i kanë ndihmuar në përkthimin e masave apo politikave të ndryshme që kanë ndërmarrë vendet e ndryshme. Kështu që, jemi shumë mirë të përditësuar me gjithçka që po ndodh në botë në lidhje me mësimin online në kushte shtëpie apo edhe vlerësimin e nxënësve”.

Për vitin shkollor, mësimin online dhe modelet mësimore nga shtetet e tjera 👇🏼

Për vitin shkollor, mësimin online dhe modelet mësimore nga shtetet e tjera👇🏼

Gepostet von Besa Shahini am Freitag, 27. März 2020