Ballina Sport Vendi Champions League, sfida në Beograd, Liverpool lë Shaqirin në shtëpi

Champions League, sfida në Beograd, Liverpool lë Shaqirin në shtëpi

Ashtu siç ka paralajmëruar prestigjozja britanike “Indepedent” fati i  lojtarit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është përcaktuar tashmë. Trajneri i skuadrës së “The Reds”, Jurgen Klopp ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do të luajnë në ndeshjen e kthimit kundër Cervena Zvezdas në Beograd. Ai ka menduar ta lërë pushim Shaqirin me qëllim për të mos nxehur më tepër gjakrat e skuadrës serbe.

Në listë mungon lojtari shqiptar, i cili është diskutuar edhe më parë se ai mund të lihej në Angli dhe të mos ishte pjesë e 22 lojtarëve të cilët do të  shkojnë në Beograd për tu përballur me Cervena Zvezdën.