Ballina SPORT Sfida CR7 – Messi, argjentinasi golashënuesi i këtij viti

Sfida CR7 – Messi, argjentinasi golashënuesi i këtij viti

Një histori që zgjat prej një dekade rivaliteti Messi- Ronaldo, ende nuk ka fund e të dy i kanë shpallur njëri tjetrit luftë edhe në distancë.

Numri 10 i Barcelonës është  shpallur Mbreti i Vitit, që ka kaluar vetëm me dy gola kampionin portugez. Në bilancet e fundit të vitit, Mesi është fiksuar në shumën e 51 golave për vitin kalendarik 2018, ndërsa Cristiano është vetëm dy gola larg (49).

CR7 ka luajtur ndeshjen e fundit të vitit me bardhezinjtë dhe shënuar dy gola që i japin rekordin për fillimin më të mirë në Itali të një lojtari debutues, por jo fitoren ndaj rivalit të tij tëmadh.

Ajo që mund të jetë një hap për të bërë diferencën mes tyre është  marrja e çmimit Këpuca e Artë 2019.