Ballina Aktualitet Sërish vetting për Donika Prelën, caktohet trupa gjykuese

Sërish vetting për Donika Prelën, caktohet trupa gjykuese

Komisioneri Publik ka depozituar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimimin për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmonte në detyrë kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën.

Pas hedhjes së shortit për përcaktimin e trupës gjykuese që do të kryejë procesin e rivlerësimit të figurës së Prelës, u përzgjodh si kryesuese Natasha Mulaj, drejtuesja e KPA-së. Në cilësinë e realtorit do të shërbejë Ardian Hajdari, ndërsa anëtarë të trupës do të jenë: Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.