Ballina Aktualitet Sërish arkivolë në rrugët e Elbasanit, kush po kërcënon kë?

Sërish arkivolë në rrugët e Elbasanit, kush po kërcënon kë?

Disa kapakë arkivoli janë gjetur në rrugët e lagjes muzeale të kalasë së Elbasanit.

Kapakët e arkivolëve janë hedhur nga persona ende të paidentifikuar dhe nuk dihet ende arsyeja se pse janë gjendur aty.

Kapakët ishin hedhur në afërsi të koshave të mbeturinave të rrugës për tek Kalaja.

Kujtojmë se disa kohë më parë një arkivol në shenjë kërcënimi iu dërgua në derën e shtëpis, kryetarit të kësaj Bashkie, Qazim Sejdinit.

Ndërsa nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën apo jo.