Ballina RAJONI Serbi, Vucic për taksën dhe ushtrinë kosovare: Pasoja katastrofike për Prishtinën

Serbi, Vucic për taksën dhe ushtrinë kosovare: Pasoja katastrofike për Prishtinën

Formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë do të kenë pasoja katastrofike. Ky është paralajmërimi i presidentit serb Aleksandar Vucic. “Dikush të ndërgjegjësojë Prishtinën sa më shpejt që është e mundur,” – është shpreh presidenti Vucic.

Kreu i shtetit serb theksoi se ai mund të kërkojë deri edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

“Dua t’i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu,” – ka nënvizuar presidenti serb për mediat në Beograd, duke iu referuar deklaratave të mëhershme të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.