Ballina RAJONI Serbi, Vuçiç për Kosovën në INTERPOL:  S’jam i sigurt nëse mund ta...

Serbi, Vuçiç për Kosovën në INTERPOL:  S’jam i sigurt nëse mund ta pengojmë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk është optimist për faktin se mund ta pengojë anëtarsimin e Kosovës në INTERPOL këtë proces për shkak se Serbia ka kundër fuqitë e mëdha dhe jo vetëm shqiptarët.

“Nuk jam optimist për nga natyra, por shpresoj në fitoren tonë. Nuk mund të jem joserioz, sikurse ata që kishin pritur vendim pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që morën një vendim negativ (për Serbinë). Nuk mund të them se vendimi do të jetë i mirë për neve, por shpresoj në një vendim dhe fitore të Serbisë. Ne kemi bërë gjithçka që ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës. Nuk i kemi pasur shqiptarët kundër nesh, por fuqitë më të mëdha botërore. Ta dini kë e kemi në anën e kundërt,” – tha Vuçiç për mediat, pak para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.