Ballina LAJME Serbi, Vuçiç nuk pranon dialog pa heqjen e taksës nga Kosova

Serbi, Vuçiç nuk pranon dialog pa heqjen e taksës nga Kosova

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ka ndërmend t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel pa u hequr taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë që importon Kosova.

Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare nuk po i heq taksat ndaj mallrave serbe”.

Vuçiç ka konstatuar se BE nuk po mundet t’i bëjë presion autoriteteve në Prishtinë. Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd Carlo Lo Cascio ku ka thënë se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.