Ballina Aktualitet Serbi, Vuçiç i përgjigjet Ramës për Kosovën: Ne e dimë rrugën tonë

Serbi, Vuçiç i përgjigjet Ramës për Kosovën: Ne e dimë rrugën tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është i kënaqur me prezantimin e Serbisë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pozicioni i Serbisë është më i mirë se që ka qenë dhe kjo e bën të ndihet krenar.

“Nuk e kam ditur se të gjithë në botë, mund të them nga të gjitha shtëpitë e mëdha mediale, kanë interesim për temën e Beogradit dhe Prishtinës që është bërë një prej çështjeve kryesore jo vetëm për ne por edhe rajonin, Evropën e mund të them edhe mbarë botën,” – u shpreh Vuçiç për “RTS”.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiç tha: “Ne e kemi politikën tonë, e dimë rrugën tonë, ne duhet të jemi bashkëpunues ndaj Bashkimit Evropian. Për këtë arsye pozicioni i Serbisë është ndryshe dhe më i mirë se që ka qenë. Dhe për këtë arsye jam shumë krenar”.