Ballina LAJME Serbi, Vuçiç dhe Zaev përurojnë autostradën Beograd-Shkup

Serbi, Vuçiç dhe Zaev përurojnë autostradën Beograd-Shkup

Qytetarët e Shkupit dhe Beogradit tani mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3,5 orë, ndërsa distancën nga Tabanovci, kufiri serb në Maqedoninë e Veriut, deri në Horgos, kufiri serb me Hungarinë, për rreth 5 orë.

Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit Panevropian X ishin të pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Autostrada, mbi të gjitha, do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, për investime të reja, për hapjen e fabrikave të reja dhe për punësim,” – ka thënë presidenti serb Vuçiç.

Të njëjtën gjë theksoi edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut kur tha se “autostrada ka rëndësi të madhe jo vetëm për Serbinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin.”

Nga kufiri me Hungarinë në veri deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në jug, autostrada ka një gjatësi prej 588 kilometra.