Ballina LAJME Serbi, presidenti Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Serbi, presidenti Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar jo pozitivisht pas informacioneve për miratimin e deklaratës për bashkim të Mitrovicës dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.

Vuçiç është shprehur se ekzistojnë disa gjëra për të cilat nuk mund të lëshojnë pe kur flitet për Kosovën.

Sipas tij, dikush po mundohet të rrëmbejë pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëjnë sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor, “Kjo ngadalë por sigurt po na çon në katastrofë të plotë”, – ka thënë ai.

Vuçiç ka sqaruar se po i lut politikanët në Europë dhe botë që ta kuptojnë se çfarë problemesh do të paraqiten, nëse dikush nuk merret me këtë.
Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiç thotë i shqetësuar por jo i frikësuar.