Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vucic: Tokat serbe nuk i bashkojmë dot

Serbi, presidenti Vucic: Tokat serbe nuk i bashkojmë dot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic tha sot në Novi Sad, në një ceremoni që shënon 100-vjetorin e aneksimit të Vojvodinës nga Serbia, se Serbinë askush nuk ka arritur kurrë për ta pushtuar dhe se do të dështojnë edhe ata që sot janë duke u përpjekur për një gjë të tillë. Ai ka falënderuar qytetarët që ishin mbledhur përkundër shiut, duke thënë se pikërisht njëqind vjet më parë, në të njëjtën ditë ishte shi, dhe se njëqind vitet e ardhshme është e garantuar se askujt tjetër nuk do t’i takojë Vojvodina përveç se Serbisë.

Megjithatë, ai ka mohuar mundësinë e bashkimit në një shtet të të gjitha territoreve të banuara nga serbët. “Ne kemi nevojë për të hequr qafe idenë e gabuar që mund të bashkojmë të gjithë territoret e banuara nga njerëzit tanë, por ne duhet për të ruajtur unitetin e popullit tonë, gjuhën dhe kulturën. Ne serbët kudo që jetojmë kemi të njëjtën këmishë serbe,” – tha presidenti serb Vucic.