Ballina LAJME Serbi, presidenti Vucic: Pas protestave në Beograd qëndron dikush nga Kosova

Serbi, presidenti Vucic: Pas protestave në Beograd qëndron dikush nga Kosova

Presidenti serb Aleksandar Vucic pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë. “Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovë dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave dhe kush e do rrëzimin tim,” – ka thënë presidenti serb, sipas agjencise serbe të lajmeve Tanjug.

Vucic shprehet se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina ka vendosur taksën. “Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët dhe jam shumë i lumtur për këtë,” – ka shtuar më tej presidenti i Serbisë.

Në Serbi, ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksandar Vucic, ku një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanovic.