Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vuçiç: Nuk pritet të kemi marrëveshje me Kosovën

Serbi, presidenti Vuçiç: Nuk pritet të kemi marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur së fundmi se nuk është shumë optimist që këtë vit do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të raporteve.

Gjatë një interviste presidenti serb shtoi më tej se po lufton që të gjendet një kompromis me gjithë forcat e tij, megjithatë thotë se e gjithë vazhdimësia e dialogut varet nga Prishtina dhe vendimi për të hequr taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Çështja më e rëndësishme për ne është pyetja se si do ta zgjidhim problemin e Kosovës,” – ka nënvizuar Vuçiç.

Sipas tij në momentin që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, pastaj do të koncentrohen në ekonominë e Serbisë, dhe më pas edhe në çështjen e zgjedhjeve.