Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vuçiç: Nëse s’merremi vesh me Kosovën, na pret katastrofa

Serbi, presidenti Vuçiç: Nëse s’merremi vesh me Kosovën, na pret katastrofa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, synon të përmbushë një qëllim më të lartë sesa politika ditore.

Marrëveshja duhet të arrihet. Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë,” – ka paralajmëruar ai.

Vuçiç ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia “do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën.

I pyetur se si e sheh deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se taksa do të hiqet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve, Vuçiç është shprehur: “Unë e kam konsideruar atë gjithmonë të papërgjegjshëm, por s’e kam ditur se është kaq i papërgjegjshëm”.