Ballina Aktualitet Serbi, presidenti Vuçiç ndaj mbledhjes Kosovë-Shqipëri: Kjo është hipokrizi

Serbi, presidenti Vuçiç ndaj mbledhjes Kosovë-Shqipëri: Kjo është hipokrizi

Sot pritet të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës.

Por një takim të tillë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur aspak mirë. Në një reagim për mediat serbe, ai e ka cilësuar mbledhjen një hipokrizi.

“Kjo është hipokrizi e fundit, jo vetëm nga shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri por nga të gjithë ata që e lejojnë këtë,” – ka deklaruar presidenti serb, për mbledhjen në të cilën pritet të diskutohen disa çështje të përbashkëta, kryesisht ekonomike.