Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vuçiç: Mosanëtarësimi i Kosovës, fitore

Serbi, presidenti Vuçiç: Mosanëtarësimi i Kosovës, fitore

Menjëherë pasi u bë i ditur mosanëtarësimi i kosovës në forcën policore INTERPOL, erdhi dhe reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Një fitore dhe rezultat shumë i mirë është cilësuar prej tij ky vendim.

“Ne ishim optimistë dhe ishim duke shpresuar për këtë rezultat. Ky është një rezultat shumë i mirë dhe fitore për Serbinë,” – pohoi Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Sipas tij kjo konfirmon se pozicioni i Serbisë është përforcuar edhe më shumë në botë dhe gjithashtu ai falënderoi të gjithë vendet që votuan kundër Kosovës sot