Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vuçiç: Kosova po përgatitet për masa të reja ndaj Serbisë

Serbi, presidenti Vuçiç: Kosova po përgatitet për masa të reja ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatit edhe 3 masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiç ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar se do merren masa të reja pa i specifikuar ato, duke theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.

“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara,” – ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.