Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vucic: Kompromisi me Kosovën, nëse shfuqizohet taksa

Serbi, presidenti Vucic: Kompromisi me Kosovën, nëse shfuqizohet taksa

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka thënë se Beogradi do të tentojë që të bëjë kompromis me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit e shfuqizon taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe. “Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera, – ka thënë presidenti Vucic për mediat. – Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis.”

Ndërkohë, heqjen apo pezullimin e taksës nga Kosova e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi në këtë mënyrë, sipas tyre, mund të vazhdojë edhe dialogu me Serbinë.