Ballina LAJME Serbi, presidenti Vuçiç i quan protestuesit fashistë dhe hajdutë

Serbi, presidenti Vuçiç i quan protestuesit fashistë dhe hajdutë

Rreth dy mijë protestues rrethuan pallatin presidencial në Beograd, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç dha një konferencë shtypi mbi episodet e djeshme të protestave në kryeqytetin serb.

Presidenti i Serbisë komentoi hyrjen e protestuesve në ndërtesën e televizionit shtetëror, duke i etiketuar ata me një gjuhë të ashpër si “fashistë dhe hajdutë”.

Presidenti Vuçiç tha se nuk do të diskutojë me udhëheqësit e opozitës dhe nuk do të përmbushë asnjë nga kërkesat e tyre, edhe nëse qindra mijëra protestues zbresin në rrugë.