Ballina LAJME Serbi, presidenti Vucic: Do të jetë e vështirë, por jemi të hapur...

Serbi, presidenti Vucic: Do të jetë e vështirë, por jemi të hapur për të negociuar me Albin Kurtin

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka përshëndetur fitoren bindëse të Listës Serbe në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ndërkohë që është treguar i gatshëm të bisedojë për marrëveshjen e njohjes reciproke me qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

“Ky nuk do të ishte gëzim i madh për mua, – ka thënë presidenti serb Vucic, – por, nëse ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ndonëse këto do të jenë bisedime të vështira.”

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lista Serbe siguroi 98,07 përqind të votave të komunitetit serb, duke arritur kështu t’i marrë të 10 vendet e rezervuara për këtë pakicë kombëtare.