Ballina RAJONI Serbi, presidenti Vucic: Bisedimet me Kosovën rifillojnë vetëm pas heqjes së taksës

Serbi, presidenti Vucic: Bisedimet me Kosovën rifillojnë vetëm pas heqjes së taksës

Në një konferencë për mediat, presidenti serb Aleksandar Vucic ka thënë se është i gatshëm për rinisjen e dialogut me Kosovën, por kërkon paraprakisht respektimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani. “Fatkeqësisht, unë nuk mund të garantoj që Prishtina t’i respektojë marrëveshjet dhe ta bëjë punën e vet,” – ka thënë presidenti i Serbisë.

Ai ka shtuar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me çdo shtet, për sa kohë që pala tjetër është e përgjegjshme. “Në çdo dialog duhet të ekzistojnë parimi që duhet të respektohen nga të dyja palët. Presim që Prishtina ta realizojë punën e saj dhe në mënyrë të civilizuar të heqë taksën ndaj mallrave nga Serbia. Nëse e bëjnë këtë, jemi të gatshëm që menjëherë t’i vazhdojmë bisedimet,” – deklaroi kreu i shtetit serb para gazetarëve.