Ballina LAJME Serbi, patriarku Irenej: Kosova është Jeruzalemi ynë

Serbi, patriarku Irenej: Kosova është Jeruzalemi ynë

Kreu i Kishës Orthodhokse Serbe, patriarku Irinej, mendon se “Kosova është Jerusalemi serb” nga e cila nuk do të heqin dorë kurrë. Patriarku serb, ndër të tjera, beson edhe se Rusia, në kohë të vështira, do ta ndihmojë gjithmonë Serbinë të ruajë Kosovën.

“Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur me anijen e madhe ruse,” – është shprehur sot për mediat patriarku i Kishës Orthodhokse Serbe.

Gjithashtu, patriarku Irinej mendon se Serbia sot është në pozitë shumë të vështirë, por që kjo gjë mund të ndryshojë me ndihmën e Rusisë.